Kurti: Më i rëndësishëm bashkimi i Mitrovicës sesa ulësja në OKB

Aktuale

Kurti: Më i rëndësishëm bashkimi i Mitrovicës sesa ulësja në OKB

Më: 6 qershor 2018 Në ora: 11:39
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Igor Sholte

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka zhvilluar një takim me raportuesin e Bashkimit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes.

Sipas një njoftimi nga VV gjatë takimit është biseduar për situatën politike dhe institucionale në Kosovë, për drejtësinë dhe EULEX-in e po ashtu për dimensionin social e ekonomik të vendit.

“Kurti gjatë takimit theksoi se për shtetndërtimin dhe zhvillimin tonë bashkimi i Mitrovicës është më i rëndësishëm sesa ulësja në OKB që po premtohet pa mbulesë dhe se tash kur shënojmë një dekadë të EULEX-it mund të themi se ai ka dështuar sa i përket si krimeve të luftës po ashtu edhe krimeve të paqes”, thuhet në komunikatë.

Sipas VV-së ky takim ishte në kuadër të një bashkëpunimi të vazhdueshëm të Lëvizjes me përfaqësuesit dhe zyrtarët nga Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat