Hoxha takon Sholtes: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim

Aktuale

Hoxha takon Sholtes: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 16:14
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën Igor Sholtes

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes.

Më të ajo ka diskutuar rreth liberalizimit të vizave dhe përmbushjes së kritereve për këtë çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, njofton ministria, përcjell Klan Kosova.

Ministrja Hoxha, ka theksuar se të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave janë plotësuar.

“Në qershor presim sinjalet e fuqishme për zbatimin në tërësi të këtyre kushteve në mënyrë që të mund të ecë tutje procesi i liberalizimit të vizave”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është i lidhur me afate, andaj, konsiderojmë se edhe pas heqjes së regjimit të vizave për Kosovën, institucionet vendore nuk do ta ndalin luftimin e këtyre dukurive”, ka theksuar Ministrja Hoxha, duke shtuar se qytetarët e Kosovës presin që progresi i Kosovës të vlerësohet nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Sholtes, ka thënë se Kosova nuk duhet ta lejojë që korrupsioni të pengojë përparimin e procesit integrues, duke vënë në dukje se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është padyshim prioritet për BE dhe sidomos kur është fjala për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë, Kosova duhet të vazhdojë të tregoj rezultate.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat