Rreth 800 mijë euro dyshohet të jenë keqpërdorur në “Hortikultura”

Aktuale

Rreth 800 mijë euro dyshohet të jenë keqpërdorur në “Hortikultura”

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 11:24
Ilustrim

(E plotësuar) - Zyra Kombëtare e Auditorit ka gjetur shumë parregullsi në ndërmarrjen komunale të Prishtinës “Hortikultura”.

Kjo është bërë e ditur gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit në Komisionin për Mbikëqyrje Financiare, ku është thënë se kjo ndërmarrje që nga viti 2014 ka mbetur pa bord dhe se shuma prej 789 mijë e 878 eurove nuk janë në përputhje me pasqyrat financiare.

Kryetari i Komisionit, Driton Selmanaj, tha se ky është raporti më i keq i auditorit për këtë ndërmarrje dhe se për këtë duhet të ftohet në raportim edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi ka dyshime për keqpërdorim dhe keqmenaxhim.

Selmanaj: Kam dyshime për keqmenaxhimin e rreth 800 mijë eurove

“Unë asgjë nuk mund të mendoj tjetër përpos dyshimeve rreth asaj pse nuk janë pasqyrat saktë, sepse këtu është dilema kryesore. Ideja jonë është se sa po shkoni në përputhje me ligjin për menaxhimin e financave publike. Nëse veç një euro nuk pasqyrohet saktë lind dilema pse nuk është pasqyruar saktë, e ne po flasim për vlera 700-800 mijë euro, nuk po flasim për shifra të vogla këtu. Ndërkohë, për çështje tjetër, po besoj që lidhet me kontratën e juaj, unë nuk e di se si prej 2015-ës dhe cili është roli I kryetarit të komunës së Prishtinës, ku edhe kryeshefi ekzekutiv, edhe zyrtari kryesor financiar, sekretari korporativ dhe auditori i brendshëm që nga viti 2015 s’kanë kontratë, ndërsa zyrtari i prokurimit prej vitit 2010 është pa kontratë”, tha Selmanaj.

Drejtues të Hortikulturës kanë thënë për këto mjete në falje ka gabime teknike, por nuk ka edhe keqpërdorim të mjeteve.

Drejtori i Ndërmarrjes “Hortikultura”, Isak Rakovica gjatë raportimit tha se kjo ndërmarrje menaxhohet 100 për qind nga komuna e Prishtinës, e cila është aksionare.

Rakovica: Asnjë keqpërdorim i mjeteve financiare nuk ka ndodhur

“Edhe Zyra Kombëtare e Auditimit është informuar se asnjë keqpërdorim i mjeteve financiare nuk ka ndodhur. Çdo auditim është i mirëseardhur për ne, por duhet të sqarohemi për gjendjen e kësaj ndërmarrje. Gjendja në ndërmarrje dhe financiare, por edhe kontrolli financiar dhe menaxherial është i varur drejtpërdrejt prej aksionarëve, të cilëve ju raporton përmes bordit kjo ndërmarrje”, tha Rakovica.

Anëtari i komisionit Zafir Berisha tha se nëse shihet raporti i Zyrës Kombëtare të Auditorit, duhet futur në burg menaxhmentin e Hortikulturës, ndërsa nëse dëgjon menaxhmenin të ‘shtien në gjynah për t’iu dhënë para’.

Berisha: Edhe aksionari duhet dhënë arsyetim

“Në fakt, unë kur e dëgjova prezantimin nga përfaqësuesi i auditorit të përgjithshëm, thash s’duhet me ju lënë te kuvendi, por me ju dërguar në burg. Por, në anën tjetër kur po flitni ju, ju po më shtini aq në gjynah sa që kesh duke menduar ku me gjetur para me iu dhënë. Unë nuk e kam shumë të qartë, por gjithsesi bashkë me ju sot këtu ishte dashur me qenë edhe një përfaqësues i aksionarit për arsyetim dhe argumentim edhe nga aksionari”, ka thënë Berisha.

Komisioni ka miratuar raportin e Autoritetit të Aviacionit Civil  dhe të Organit Shqyrtues të Prokurimit, pasi këto dy raporte ishin trajtuar në mbledhjen e kaluar.

Auditori gjen parregullsi në ndërmarrjen “Hortikultura”

Zyra Kombëtare e Auditorit ka evidentuar shumë parregullsi në ndërmarrjen komunale të Prishtinës Hortikultura, ndër to është se kjo ndërmarrje është pa bord që prej vitit 2014.

Kjo është bërë e ditur gjatë shqyrtimit të raportit të auditimit në Komisionin për Mbikëqyrje Financiare.

Driton Selmanaj, kryetar i komisionit tha se raporti i auditorit është më negativi i mundshëm dhe raporti më i keq që ka pasur ky Komision.  Ai tha se për këtë duhet të ftohet në raportim edhe kryetari i Komunës së Prishtinës.

Selmanaj tha se janë pasqyruar në raport të auditorit mbi 700 mijë euro të keq menaxhuara në Hortikultura, përcjell KosovaPress.

Drejtues të Hortikulturës kanë thënë për këto mjete në fajle ka gabime teknike, por jo ndonjë keqpërdorim të mjeteve.

Isak Rakovica, nga Hortikultura tha se kjo ndërmarrje menaxhohet 100 për qind nga komuna e Prishtinës dhe është aksionare kjo komunë.

“Asnjë keqpërdorim s’ka ndodhur, por gjendja në ndërmarrje varet prej aksionarit i cili i raporton bordi”, ka thënë Rakovica.

Komisioni ka miratuar raportin e Autoritetit të Aviacionit Civil  dhe të Organit Shqyrtues të Prokurimit, ngase këto dy raporte ishin trajtuar në mbledhjen e kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat