Çfarë tha në Gjykatë Gazmend Muhaxheri për akuzat kundër Haradinajt

Aktuale

Çfarë tha në Gjykatë Gazmend Muhaxheri për akuzat kundër Haradinajt

Më: 5 qershor 2018 Në ora: 10:59
Gazmend Muhaxheri

(E plotësuar) - Në përballjen gjyqësore në mes të Ramush Haradinajt dhe Gazmend Muhaxherit, e cila përfundoi si mungesë e të dyve, avokati i kryeministrit Arianit Koci ka sqaruar për Express pas seancës se çfarë ka thënë në padi kryetari i Pejës për akuzat.

“I padituri, z. Muhaxheri, në përgjigje në padi pohon se, po e parafrazoj, “është keqkuptuar dhe keqinterpretuar. Kjo natyrisht është një tentativë e pasuksesshme për t’u shfajësuar. A po i bjen, sipas z. Muhaxheri, se një gazetë prestigjioze si Der Standard, paska shpifur dhe fyer", ka pyetur Koci.

"Der Standard po merret me punë të tilla? Pse pra z. Muhaxheri nuk i ka dërguar një demant apo përgënjeshtrim kësaj gazete të njohur”, ka shtuar Koci.

Sipas tij, "Haradinaj këtë çështje ia ka lënë drejtësisë dhe çdoherë që bëhen shpifje të tilla, nuk do të hezitojë të parashtrojë padi".

Ramush Haradinaj në prill të vitit 2015 kishte paditur në Gjykatën Themelore të Pejës, Gazmend Muhaxherin, për veprën penale, “shpifje dhe të pavërteta”.

Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas disa deklaratave të dhëna në mediet ndërkombëtare, ku kishte akuzuar Haradinajn se “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe të lojërave të fatit” në Pejë.

Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga kreu i Komunës së Pejës.

Nis përballja gjyqësore Haradinaj – Muhaxheri

Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur seanca gjyqësore në të cilën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka paditur kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në sallën e gjykimit i pranishëm është vetëm avokati i Haradinajt, Arianit Koci ndërsa po mungon avokati i Muhaxherit, Besnik Berisha.

Gjyqtarja Ganimete Puka, tha se është njoftuar Berisha për arsye objektive nuk mund të jetë i pranishëm në seancë.

Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj kishte paditur Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake Der Standard.

Image
Gjykimi 

Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas këtyre deklaratave, ku kishte akuzuar Haradinajn se “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe lojërave të fatit” në Pejë, shkruan kallxo

Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim  nga kreu i komunës së Pejës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot pritet të përballen në gjyq.

Haradinaj e Muhaxheri pritet të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Pejës, për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.

Seanca ishte paraparë të fillojë në orën 10, në mëngjes. Haradinaj nuk merr pjesë në seancë pasi do të përfaqësohet nga avokati i tij, Arianit Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat