Haradinaj nesër në Gjykatë përballë Gazmend Muhaxherit

Aktuale

Haradinaj nesër në Gjykatë përballë Gazmend Muhaxherit

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 23:20
Ramush Haradinaj dhe Gazmend Muhaxheri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, do të përballen në gjyq, të martën.

Haradinaj e Muhaxheri do të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Pejës, për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.

Seanca është paraparë të fillojë në orën 10, në mëngjes.

Caktimin e seancës e ka konfirmuar  avokati i Haradinajt, Arianit Koci.

Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat