Armend Zemaj, i brengosur për bujqit e Vushtrrisë, ja çka kërkon prej qeverisë për disa persona të papërgjegjshëm të Iber Lepencit

Aktuale

Armend Zemaj, i brengosur për bujqit e Vushtrrisë, ja çka kërkon prej qeverisë për disa persona të papërgjegjshëm të Iber Lepencit

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 16:45
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, sot në Kuvend ka folur për çështjen e bujqësisë.

Zemaj ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që fermerëve nga komuna e Vushtrrisë po ballafaqohen me ndaljen e sistemit të ujitjes nga sistemi i Iber Lepencit.

Zemaj ka shtuar se, disa persona të papërgjegjshëm që e kontrollojnë daljen nga liqeni i Ujmanit-Gazivodës kanë bërë ndaljen e ujit, andaj ai ka kërkuar që urgjentisht të intervenohet nga qeveria ose do të dëmtohen mijëra hektar tokë bujqësore, shkruan Gazeta “Bota sot”.

“Sot ngrita shqetësimin e bujqve dhe fermerëve nga Komuna e Vushtrrisë lidhur me ndaljen e ujit për ujitje nga sistemi Iber Lepenc, konkretisht nga personat e papërgjegjshëm që kontrollojnë daljen nga liqeni Gazivodes. Qeveria të intervenoj urgjentisht në të kundërtën do të dëmtohen mijëra hektar të tokës bujqësore dhe punës së tyre”, shkruan deputeti Armend Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat