Kelmendi: Punëtorët në Kosovë, skllevër të mafisë kriminale

Aktuale

Kelmendi: Punëtorët në Kosovë, skllevër të mafisë kriminale

Nga: N.A Më: 30 maj 2018 Në ora: 17:59
Foto ilustruese

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi përmes një shkrimi ne facebook ka theksuar vështirësitë me të cilat po ballafaqohen punëtoret në Kosovë.

Kelmendi ka shtuar se ne kuvend po flitet për gjendjen ne pune, me deputet të cilët nuk duan të dinë lidhur me gjendjen  e punëtoreve.

Tuje Kelmendi ka shtuar se është për vjellur me logjiken e deputeteve. Me një njohuri te qale, per te mos thene, sherbyese ndaj kapitalisteve, nuk kapet nga ata gjendja e punëtorëve.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Punëtoret ne Kosove, sidomos ne sektorin privat, jane skllever te mafise kriminale

Sot ne Kuvendin e Kosoves u diskutua per gjendjen ne pune.
Ne diskutim dalin deputetet e Kuvendit fare te paqarte. Ata nuk kane njohuri ose nuk duane te dijne lidhur me gjendjen e punetoreve tane ne marredhenje te punes. Ata flasin djathtas e majtas dhe kurre nuk u futen ne gjendjen reale 
Ceshtja e punetoreve eshte shume ditur. 
Dihen shfrytezimet e thella te punetoreve nga kapitalistet mafioze te ri ne Kosove. 
Kjo gjendje ka krijuar sutuate te rende dhe shfrytezim te ashper. Punetoret eksploatohen pa meshire.
Pagat e punetoreve jane qesharake. Nuk ka mbrojtje ne pune dhe as ndonje sigurim te punetoreve. Ata nuk kane as sigurim shendetesor dhe as sigurim pensionalo-invalidor.
Eshte per vjellur me logjiken e deputeteve. Me nje njohuri te qale, per te mos thene, sherbyese ndaj kapitalisteve, nuk kapet nga ata gjendja e punetoreve. Deputetet shkojne rrotulle e rrotulle dhe nuk e kapin ceshtjen.
Dua thjeshte ti theme ceshtjet qe jane senciale per punetoret. Ato jane te koncentruala ne disa fusha:
1. Punetoret duhet te kene sigurime ne pune, gjate rruges per ne pune dhe ne cdo fatkeqesi, duke patur garanci per familjet dhe per vete,
2. Rritja e pagave duhet domosdo te arrijne shifren ne minimun ne 300 Euro neto ne muaj,
3. Te garantohet vendi i punes per nenat shtatezena, si dhe te futen ne veprim, kuptohet masat mbrojtese,
4. Te ndertohet sistemi shendetesor dhe ai pensional e invalidor,
5. Te garantohen ndihma financiare per nenat shtatezana dhe shtesat feminore per femijte tane,
6. Te rriten masat denuese ndaj firmave qe i detyrojne punetoret te punojne mbi 8 ore ne dite, mbi 42 ore ne jave dhe mbi 5 dite, duke dhene denime cdo firme a institucioni qe i shkele ato norma,
7. Kerkohet te behet riorganizimi i SINDIKATES SE PUNETOREVE, , sepse kjo e tashme, kryesisht interesin e byrokrateve te vete e ka. Asnje pune nuk po e bene.
I thash vetem disa te drejta qe aktualisht shkelen me kembe nga sektori privat dhe askush nuk pergjigjet. Ka raste kur edhe 12 ore ne dite dhe 6 dite ne jave punohet dhe sektori privat i paguan nga 170 a 200.Euro. e shume here edhe denohen dhe mbesin per punetoret 150 Euro.
Ky eshte skllaverim ineger.
Dhe kete kapitalizem skllaverues, i cili e ka shtrire rrenjet thelle ne ekonomi dhe i cili e ka kapur pushtetin, duhet me forcenn e ligjit dhe te punetore te ndalohet.
E nese ligji nuk vepron, mbetet te punetoret te protestojne dhe te demonstrojne per te drejtat e veta.
Punetoret duhet te organizohen dhe mos te frikesohen nga skrupulozerit e firmave mafioze.
kapitaliste.
Ne fund te fundit eshte me mire i varfer se i skllaveruar dhe i poshteruar nga mafiozet e krimit ekonomik.
Ne Kosove nuk kemi SINDiKATE. Ate duhet shkaterruar dhe ndertuar te re. Kjo e tashme eshte cdo gje, por jo sindikate e punetoreve. Ajo po i mbrone mafiozet.
Ne Kosove nuk funksionon Inspektorati i punes.
Ata jane thjeshte te korruptuar dhe lehte po blihen nga firmat mafioze e te cilat kane krijuar kapital te madhe, pikerisht nga shfrytezi dhe dhuna ne pune.
Nuk ka fakte me eklatante per shfrytezim se sa pasuri i larte i firmave mafioze, si Devolli, ETC, HIB, Lesna, Dukagjii, Viva fresh, Fresh store e cila firme jo.
Cdo firme qe ka mbi 10 punetore a punetore ne fakt merret me kriminalitet dhe e kryene ate kriminalitet kryesisht mbi te punesuarit e vete.
Punetorte e punetoret detyrohen te kryjne edhe pune jashte kontratave. Shume prej tyre nuk kane kontrata. Atyre nuk u paguhet pushimi vjetor, ai i lindjes dhe pushimi per paaftesine ne pune.
Thjeshte eshte shnderruar Kosova ne nje kantier ku i tere populli ne sektorin privat punon per mafine e re kapitaliste dhe shume te rrezikshme.
Keto jane punet qe duhet Kuvendi dhe deputetet t'i shqyrtojne dhe te perpiqen per te i rregulluar. 
Pune ka mjafte dhe natyrisht se edhe mekanizma juridiko-politik per te sheruar gjendjen ne sektorin privat ka. Por mungon vullneti dhe deshira per te u marre me kete ceshtje. Kjo edhe per faktin, se ky sektor e ka futur nen kontroll tere mekanizmat e kontrollit te punes.
Mirepo, jane edhe shume ceshtje qe duhet ndryshuar.
Ketu e kame fjalen per nxerrjen e ligjeve per te rregulluar fushat qe i theksova me larte, sepse me ligjet aktuale ato nuk jane te rregulluara. Ligjet ne Kisove duhet ndryshuar ne disa fysha.
Ketu mendoj:
1. Ligjin mbi punen dhe mbrojtjen ne pune,
2. Ligjin mbi te ardhurati mnimale prej 300 Euro ne pune,
3. Ligjin mbi sigurimet shendetesore,
4. Ligjin mbi sigurimin pensionalo-invalidor dhe ate familjar,
5. Ligjin mbi mbrojtjen e nenave shtatezana ne pune, pas indjes dhe 
6. Ligjin mbi shtesat feminore.
I permenda vetem disa prej ligjeve esenciale te punes dhe te lidhura me pune dhe pa te cilat nuk mbrojtje.
Ka edhe shume fusha tjera mbrojtese, por ato qe i theksova, jane themelore.
Dhe ne fund kerkohet edhe 
LIGJIMBI SINDIKATAT E PUNETOREVE NE KOSOVE.
Ja ceshtjet themelore per punen dhe punetoret.

MK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat