Të rinjtë e Kosovës po marrin pasaportë serbe për të udhëtuar jashtë vendit?

Aktuale

Të rinjtë e Kosovës po marrin pasaportë serbe për të udhëtuar jashtë vendit?

Më: 27 maj 2018 Në ora: 23:53
Ilustrim

Shqiptarët e Kosovës, gjithnjë e më shumë po kërkojnë një çertifikatë të shtetësisë serbe, si një hap i domosdoshëm për të marrë një pasaportë serbe.

Kjo sipas një artikulli të publikuar serb, po ndodhë për t’iu mundësuar kosovarëve udhëtimi pa viza në Europë.

Më tej në raportin e vënë në median online, theksohet se ekspertët kanë deklaruar që nëse është kështu, ajo shpejt mund të shkaktojë një alarm në Bruksel.

Po ashtu derisa potencohet se të rinjtë nga Kosova marrin një pasaportë serbe – për një udhëtim ose azil,  nuk është harruar fakti se në Kosovë ende nuk ka liberalizim vizash e për shkak të kësaj nga aeroporti i Prishtinës nuk mund të realizosh udhëtim.

”Derisa zyrtarët europianë premtojnë se kjo praktikë mund të bëhet këtë vit, shqiptarët duket se po humbasin durimin” theksohet në artikullin serb.

Kjo është pohuar nga kryetari i organeve të përkohshme të qytetit të Prishtinës, me seli në Graçanicë.

“Në vitet e fundit në mënyrë të konsiderueshme është rritur numri i njerëzve që kërkojnë atë. Nga të gjitha strukturat për të thënë. Me shumë gjasa për të tërhequr pasaportë serbe ata kanë nevojë për të udhëtuar në vende të caktuara” është shprehur Ljubinko Karaxhiq.

Përveç lehtësimit të udhëtimit, një pasaportë serbe mund t’u shërbente shqiptarëve që të përpiqen të largohen përgjithmonë nga Kosova, theksohet më tej në raportin e publikuar.

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve të tilla thuhet se qytetarët e Kosovës  kanë pohuar se pasaporta serbe në Prishtinë është e padëshirueshme dhe nuk merret asnjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat