Portreti i Rugovës para atij të Thaçit në zyrat e Komunës së Podujevës

Aktuale

Portreti i Rugovës para atij të Thaçit në zyrat e Komunës së Podujevës

Më: 27 maj 2018 Në ora: 23:00
Portreti i Rugovës

Në komunat që udhëhiqen prej LDK’së kanë vendosur të mbajnë në mur figurën e Ibrahim Rugovës në zyrat e tyre e jo të Hashim Thaçit. Disa prej zyrtarëve thonë se Rugova do të duhej të ishte në çdo zyrë Shtetërore. Por, dikush thotë se nuk e ka problem t’i ketë në zyrë dy portretet, edhe të Rugovës edhe të Thaçit.

Në këtë vend do të duhej të ishte figura e presidentit aktual Hashim Thaçi.

Por, zyrtarët e Komunës së Podujevës thuajse në çdo zyre kanë të vendosur portretin e presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari thotë se çdo zyrë shtetërore do të duhej të kishte të vendosur si figurë, po të njëjtin personalitet.

Faik Muqiqi- drejtor i Shërbimeve Emergjente thotë se imazhi i presidentit Rugova mbahet për nderim të tij.

Po të njëjtit thonë se nuk do e kishin problem që krahas kësaj foto të kishin edhe atë të presidentit Hashim Thaçi.

“Asnjë problem nuk do të ishte, por që do duhej që ministria do të duhej të na furnizonte me na pajisë me këto fotografi, sot është Thaçi nesër do të jetë një president tjetër, që mund të jenë krah presidentit Rugova por unë besojë se portreti do të duhej të ishte gjithmonë edhe në komuna tjera, ai ka qenë president i Kosovës, jo i Podujevës”.

“Pse jo meqenëse është zgjedh president qoftë ai qoftë Atifetja nuk është problem nuk është pengesë zyrtare as institucionale, është vendos në shumë zyrë në institucione të Kosovës”.

Mirëpo ligji për Protokollin e Shtetit dhe rregullorja e qeverisë për vendosjen e fotografisë së presidentit, e cila është hartuar dhe nënshkruar nga Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër, nuk e parasheh askund vendosjen e fotografisë së presidentit në sallën e Kuvendit Komunal.

Po ashtu pika 2.2 e këtij neni ku përmend institucionet që obligohen ta vendosin foton, ne nivel lokal e përmend vetëm zyrën e Kryetarit të Komunës, pra asnjë institucion tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat