Nesër shpallet vendimi për ish kryetarin e Apelit, Sali Mekaj

Aktuale

Nesër shpallet vendimi për ish kryetarin e Apelit, Sali Mekaj

Më: 27 maj 2018 Në ora: 17:47
Sali Mekaj

Gjykata themelore në Prishtinë do të shpallë nesër vendimin ndaj ish kryetarit të Gjykatës së Apelit Sali Mekaj, i cili akuzohet për shpërdorim të pozitës zyrtare.

Seanca për shpalljen e aktgjykimit për Mekajn, dhe Vlora Goranin si e përfshirë në rast, do të mbahet nesër në ora 9:00, sipas burimeve të KosovaPress.

Megjithatë kjo seancë është e mbyllur për mediat dhe opinionin, sipa vendimit që Gjykata Themelore kishte marrë për të mbyllur procesin gjyqësore në emër të privatësisë dhe të drejtave të njeriut.

I tërë procesi ndaj Mekajt është mbajtur në terr mediatik, dhe si I tillë është kritikuar ashpër për shkak të rëndësisë të informimit të opinionit publik në lidhje me shpërdorimin që ai u akuzua se ka bërë nga pozita e zyrtarit të shtetit, atij të kryetarit të Gjykatës thuajse kryesore në vend asaj të Apelit.

Sali Mekaj ishte arrestuar më 20 korrik 2015 në zyrën e tij. Mekaj është i akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, ngase nga cilësia e kryetarit të Apelit thuhet ti ketë kryer favore në këmbim të parave Vlora Goranit, bashkëshortes së një të burgosuri që ka qenë në proces gjyqësor ën Apel, e me të cilën po ashtu Mekaj ka krijuar aferë jashtëmartesore.

Sali Mekaj përpos këtij rasti është edhe protagonist I aferës “pronto” ku përmendet në vazhdën e pazareve politike që Adem Grabovci përmend në përgjimet e publikuara nga “Insajderi”, konkretisht për tu emërua në pozitën e kryetarit të Apelit. Para kësaj pozite, Sali Mekaj ka qenë kryetar I Gjykatës Themelore në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat