Imeraj: Deçani ta shpall non grata Sava Janjiç

Aktuale

Imeraj: Deçani ta shpall non grata Sava Janjiç

Nga: H.O. Më: 27 maj 2018 Në ora: 17:41
Sava Janjiç

Këshilltari politik i ministrit të Arsimit, Shkodran Imeraj në një postim të tij në Facebook ka shkruar se komuna e Deçanit duhet ta shpall non grata Sava Janjiç. Sipas tij, veprimi i Janjiç është anti demokratik.

Postimi i plotë:

Komuna e Deçanit duhet të e shpallë person non grata, Igumenin e Manastirit të Deçanit Sava Janjiç. Tentimi i Igumenit Janjiç për të penguar ndërtimin e rrugës Deçan - Plavë, është veprim i pa pranueshëm dhe anti demokratik. Ai duhet të tërhiqet nga çdo iniciativë e cila do të prodhoj destabilizim të situatës në Deçan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat