Këshilltari i Pal Lekajt kundër ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Aktuale

Këshilltari i Pal Lekajt kundër ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Më: 27 maj 2018 Në ora: 17:21
Pamje nga rruga Deçan-Plavë

Shefi i kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, Argjend Zejnaj, ka reaguar lidhur me thirrjet për ndaljen e punimeve në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

Në një postim në profilin e tij në “Facebook”, duke aluduar në Manastirin e Deçanit, Zejnaj ka kërkuar që institucionet religjioze të merren me punën e vet. “Shteti duhet të merret me rregullimin e të gjithë segmenteve të jetës së njerëzve”, ka shtuar ai.

“Rrugët janë në Kosovë e po ndërtohen për qytetarët e këtij vendi. Ato s’iu takojnë individëve, prandaj për teke të tyre as nuk duhet ndërprerë punimet”, ka theksuar shefi i kabinetit të ministrit Pal Lekaj.

“Ligjet presupozohet që janë për të zhvilluar e mbrojtur jetën e njerëzve e jo për t’i përdorur ato për të kundërtën”, ka shtuar Zejnaj.

Për shkak të reagimeve të misioneve ndërkombëtare në Kosovë kundër punimeve në këtë rrugë, Zejnaj në postimin e tij në “Facebook” ka paralajmëruar në anglisht se megjithatë punimet do të vazhdojnë.

“We will continue…”, ka shkruar ai.

Ndryshe, punimet në rrugën Deçan-Plavë, janë ndërprerë dje pasdite  pas kërkesës së Manastirit të Deçanit dhe reagimeve të bashkësisë ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat