Arifi: Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen për energjinë e nënshkruar që 1720 ditë

Aktuale

Arifi: Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen për energjinë e nënshkruar që 1720 ditë

Nga: N.H Më: 27 maj 2018 Në ora: 17:11
Avni Arifi

Kryesuesi i Kosovës në dialogun me Serbinë, Avni Arifi, përmes llogarisë së tij në Facebook ka thënë se marrëveshja për energjinë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është nënshkruar me 8 shtator 2013, por edhe pas 1 mijë e 720 ditëve nënshkrimi kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim, përcjellë "Bota sot".

“Me 8 shtator 2013 është nënshkruar marrëveshja për energjinë në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Me ja kujtu Presidentit Serb se kjo dmth qe 1720 ditë shteti Serb ka nënshkruar implementimin por kurrë nuk e ka zbatuar. Të prekshme fjalimet e z. Vuçiq për besim. 1720 ditë”, ka shkruar Arifi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat