Befason Daçiq: Shqiptarët janë për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Befason Daçiq: Shqiptarët janë për ndarjen e Kosovës

Më: 27 maj 2018 Në ora: 16:34
Ivica Daçiq

Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, tha se disa përfaqësues shqiptarë kanë folur se ndarja është zgjidhja më e mirë për Kosovën.

"Unë vazhdoj të them se shqiptarët, kur do të fillonim të bisedonim me ta pa mentorët e tyre, do të pranonin për ndarjen e Kosovës, pasi kjo edhe për ata do të ishte një zgjidhje e mirë", tha ai.

Kryediplomati serb pohon se i është thënë se ideja për ndarjen e Kosovës është e pranueshme dhe më e mira.

"Duhet të pranoj që presidenti Vuçiq ka bartur mjaft ngarkesë kur bëhet fjalë për kërkimin e zgjidhjeve për Kosovën në shpinën e tij. E dini, nuk është aspak e lehtë të diskutohet dhe të bindet një pjesë e mirë e  bashkësisë ndërkombëtare që t’i rishikojë gabimet e tyre. Shumë nga Perëndimi nuk dëshirojnë asgjë të pranojnë përveç përmbushjes së të gjitha kërkesave të shqiptarëve. Kjo nuk mundet. Serbëve kurrgjë, e shqiptarëve të gjitha. E çfarë janë pastaj këto bisedime? Këto janë ultimatume", u shpreh ai.

I pyetur se me cilin përfaqësues nga Prishtina Serbia do të gjente gjuhën e përbashkët,  Daçiq tha se është e vështirë të bisedohet me Pacollin, Haradinaj dhe Thaçin.

“E keni parë që ndaj çdo argumenti tim në OKB, Vlora Çitaku përmendi Millosheviq. Aman, njerëz, lini njeriun, ai ka vdekur, hajde të zgjedhim problemet", theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat