Rruga Deçan- Plavë/ Reagon ashpër LHK “Ali Hadri”, ka një kërkesë për faktorin ndërkombëtar

Aktuale

Rruga Deçan- Plavë/ Reagon ashpër LHK “Ali Hadri”, ka një kërkesë për faktorin ndërkombëtar

Më: 27 maj 2018 Në ora: 15:38
Rruga Deçan– Plavë

Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas bllokimi të punimeve në rrugën që e lidh trevat shqiptare Deçanin dhe Plavën.

LHK pasi ka dënuar iniciativën e Sava Janjiçit, ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të distancohen nga çdo iniciativë e Igumenit Janjiç dhe të mos pengojnë ndërtimin e kësaj rruge.

Më poshtë komunikata e plotë e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, dënon ashpër fushatën kundër rrugës Deçan – Plavë, të ndërmarrë nga Igumeni i Manastirit të Deçanit Sava Janjiç.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, kërkon nga faktori ndërkombëtar që të distancohen nga çdo iniciative e Igumenit Janjiç dhe të mos pengojnë ndërtimin e rrugës  nacionale Deçan – Plavë.

Politika anti shqiptare e Manastirit të Deçanit vetëm sa po vjen e po forcohet, andaj i bëjmë thirrje Manastirit dhe personelit të tije, që të tërhiqet nga lojnat e ndyra të cilat do të prodhojnë destabilizim të rendit të përgjithshëm në Deçan dhe rrethinë.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, fton të gjitha forcat politike në Deçan për unifikim dhe përgjigje sa me të madhe kundër iniciativës së serbo-madhit Janjiç për ndalimin e ndërtimit të rrugës Deçan – Plavë, dhe kërkojmë që të organizohet një protestë e madhe popullore, me të cilën do të  kërkohet ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat