Avokati Koci: Rruga për Plavë ndërtohet vetëm nëse pajtohet Manastriri pasi kështu thotë Ligji

Aktuale

Avokati Koci: Rruga për Plavë ndërtohet vetëm nëse pajtohet Manastriri pasi kështu thotë Ligji

Më: 27 maj 2018 Në ora: 15:17
Arianit Koci

Avokati, Arianit Koci ka komentuar rrugën Deçan-Plavë, thotë se kjo rrugë duhet të ndërtohet. Kjo rrugë do të ndihmonte zhvillimin e këtij rajoni.

“Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, është nevojë e kahmtoshme e banorëve të kësaj ane, në të dy anët e kufirit”, shkruan Koci.

Ai thotë se ndërtimi I rruges duket të bëhet duke i respektuar ligjet e Kosovës, e në veçanti Ligjin nr. 03/L-039 për Zonat e mbrojtura.

Por kjo rrugë po del të jetë problem për shkak të një Ligji të miratuar kohë më parë në Kuvendin e Kosovës. Koci thotë se deputetët tanë para se të votojnë ligje, duhet t’i lexojnë, kuptojnë, analizojnë, dhe t’i parashikojnë pasojat e votimeve të tyre.

“Së paku, në kohën kur ?shtë votuar ky ligj, përfaqësuesit tanë është dashtë ta ngrisim çështjen e kësaj rruge, dhe t’i informojnë qytetarët e Republikës së Kosovës, për rreziqet e miratimit të ligjit të lartëcekur, në formën egzistuese”, thotë ai.

“Por, tani jemi në “mëshirën” e Manastirit të Deçanit.

Krejt çka Manastiri po kërkon është zbatimi i ligjit, të cilin e kanë votuar deputetët tanë.

Sidoqoftë, kjo rrugë mund të ndërtohet vetëm nëse hyjmë në negociata me zyrtarët e Manastirit të Deçanit, në parimin Quid pri Quo:, ka përfunduar, Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat