‘Hashim Thaçi dikur e quante kriminel dhe tradhtar ministrin Enver Hoxhaj’

Aktuale

‘Hashim Thaçi dikur e quante kriminel dhe tradhtar ministrin Enver Hoxhaj’

Më: 27 maj 2018 Në ora: 14:03
Hashim Thaçi

Dikur bashkëpunëtor i ngushtë i Hashim Thaçit, tash zyrtar i lartë i Nismës, Bilall Sherifi tregon karakterin e vërtetë të Hashim Thaçit.

Thotë se Hashim Thaçi njerëzit që i ka shpallur dikur tradhtar dhe kriminel tash i a bashkëpunëtorët më të ngushtë. Në një intervistë në Tribuna, Sherifi ka thënë se Thaçi e ka quajtur tradhtar dhe kriminel ministrin Enver Hoxhaj, dhe se u ka kërkuar të mos shoqërohen me të.

“Hashim Thaçi na ka njoftuar me të, ne nuk e kemi njohur. Ai na ka thënë se Enver Hoxhaj është njëri, i cili në Vjenë e ka sabotuar UÇK-në, ka punuar kundër UÇK-së e edhe kundër PDK-së. Madje ka thënë, Thaçi, po e citoj: Enver Hoxhaj ka thënë se nëse fiton UÇK-ja, pastaj PDK-ja, unë do të kërkoj azil në Beograd”.

“Thaçi ka thënë mos rrini me Enver Hoxhajn se ai është kriminel. E citoj bukfalisht siç ka thënë”.

Sherifi thotë se Hashim Thaçi, shumicën e atyre që i ka pasur pranë, tash i ka nëpër burgje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat