VV, thirrje ndërkombëtarëve: Mos bini pre e politikave të pasardhësve të kriminelit Millosheviq

Aktuale

VV, thirrje ndërkombëtarëve: Mos bini pre e politikave të pasardhësve të kriminelit Millosheviq

Nga: A.Zh Më: 27 maj 2018 Në ora: 13:54
Rruga Deçan – Plavë

Edhe Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas ndërprerjes së punimeve në rrugën Deçan – Plavë.

Përmes një komunikate për media, VV-ja është shprehur kundër ndalimit të punimeve, duke thënë se askush nga udhëheqja e Manastirit të Deçanit, nuk ka të drejtë të përzihet në këto punë.

 VV iu ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, “që mos të bijnë pre e politikave të pasardhësve të kriminelit Millosheviq”, përcjell Bota sot.

Ndryshe, ambasadori amerikan Greg Delawie, ka thënë se pajtohet me mendimin e OSBE-së që punimet në këtë rrugë duhet të ndërpriten.

Reagimi i plotë i VV-së:

Ndërtimet në rrugën Deçan - Plavë janë ndërprerë pas kërkesës së Manastirit të Deçanit.

Rruga Deçan-Plavë është rrugë me rëndësi shtetërore e kombëtare. Ndalimi i punimeve në këtë rrugë nuk guxon të vijë assesi nga udhëheqja e Manastirit të Deçanit që nuk ka asnjë të drejtë të përzihet në këto punë.

Lëvizja VETËVENDOSJE, Qendra Deçan i dënon ashpër përpjekjet e vazhdueshme të Manastriti për pengimin e zhvillimit të Komunës së Deçanit. 

Ne kërkojmë poashtu nga Ministria e Infrastrukturës që të veprojë sipas ligjit. 

Qeveria e ka për detyrë ta zgjidhë në mënyrë që mos t'i vendosë qytetarët përballë klerit të politizuar. 

Ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombetare, qe mos të bijnë pre e politikave të pasardhësve të kriminelit Milllshoviq./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat