Milaim Zeka tregon se çfarë ndodhi të premten në kabinetin e Veselit: I madh e i vogël...

Aktuale

Milaim Zeka tregon se çfarë ndodhi të premten në kabinetin e Veselit: I madh e i vogël...

Nga: D.RR Më: 27 maj 2018 Në ora: 09:42
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-së, Milaim Zeka, përmes një statusi në Facebook, ka reaguar ndaj krerëve të shtetit për shpenzimet e mëdha që po i bëjnë.

Udhëtimet e zyrtarëve tanë pa asnjë ftesë zyrtare, e shqetësojnë deputetin Zeka, i cili thotë se këto shpenzime po i habisin edhe zyrtarët evropianë.

Ai e tregon një rast kur në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, kishe ardhur një ekip nga Shqipëria për xhirime, mirëpo askush nuk ishte aty, pasi i gjithë stafi kishin shkuar në Tiranë për lutjet e mëngjesit.

Postimi i plotë i Milaim Zekës:

Shpenzime marramendëse te pushtetarëve

A i frikoheni popullit?!                              

Udhëtimet e zyrtareve tanë, ne shumicën e rasteve pa asnjë ftese zyrtare, janë duke i habitur përfaqësuesit e vendeve perëndimorë, te cilët pyesin me te drejte: -Si ka mundësi gjithë këto shpenzime nga një vend fukara?!

Te premten, një ekip xhirimi nga Shqipëria, kishte ardhur për te intervistuar Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Asnjë këshilltar, asnjë person ne kabinetin e tije nuk po përgjigjeshin. Shkova ne kabinet qe te shikoja se çfarë kishte ndodhur. Përgjigjja ishte kjo: “I madh e i vogël kane udhëtuar për Tirane ne lutjet e mëngjesit”!!!

Merreni me mend se sa shpenzimet koti, ne kohen kur pacientet i kemi pa barna, pa gjilpëra, pa kushtet minimale qe duhet t i ketë një spital! Po kategoritë e tjera te shoqërisë?!

Si ka mundësi qe Kuvendi bene gjithë këto shpenzime, ndërsa deputetet nuk kane laptopa. Teknika e zërimit është cope-cope.

Si ka mundësi qe anëtarë te Kryesisë te Kuvendit porosisin bileta udhëtimi, e ju teket te mos udhëtojnë, edhe i djegin ato?!

Si ka mundësi qe për shkak te këtyre matrapazëve, keqpërdorueseve dhe abuzueseve extrem me paranë publike, Kuvendi i Kosovës është shndërrua ne një arkivol, ku asgjë nuk funksionon?!

Ka kohe qe as nuk miratojmë ligje, as nuk i plotësojmë vendet bosh neper borde, madje nuk arritëm te përzgjedhim anëtarët e rijnë te Gjykatës Kushtetuese?! Madje edhe atë qe e kemi zgjedhe, na doli se qenka kriminel i njohur ne Serbi. Krejte kjo me fajin e Komisionit përkatës, i cili nuk i ka dërguar emrat e kandidateve ne AKI, për verifikim.

Një pyetje e kam për çdo deputet, per çdo njeri te veshur me petkun e pushtetarit: Zotit e di qe nuk i tuteni, po këtij populli fukara a ja keni friken?! Apo ja keni shpërla trurin ne makinën tuaj te larjes, qe 18 vite?!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat