Mobilizimi serb që nëpërmjet propagandës t’i ndalojnë punimet në rrugën Deçan-Plavë

Aktuale

Mobilizimi serb që nëpërmjet propagandës t’i ndalojnë punimet në rrugën Deçan-Plavë

Më: 27 maj 2018 Në ora: 08:42
Rruga Deçan-Plavë

Një komunikatë për media gjatë ditës së djeshme e Kishës Ortodokse serbe ka bërë që punimet në rrugën Deçan-Plavë të ndërprehen.

Në një njoftim të kësaj kishe akuzohej Kosova se ka ndërhyrë në zonën e Manastirit, gjatë punimeve për rrugën Deçan-Plavë.

Nga disa fotografi që ka sjellë dje media shihej se nga ajo zonë janë larguar vetëm disa gurë të cilët kanë qenë rrezik për qytetarët.

Kështu të paktën ka thënë edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Por mbrëmë misoni i OSBE-së nëpërmjet një komunikate bëri të ditur se për momentin punimet në atë zonë janë ndaluar.

E gjithë kjo situatë erdhi pas një propagande të zakonshme nga serbët. Për këto punime reagoi edhe Ministria e Kulturës atje, dhe drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

Gjuriq madje e cilësoi këtë veprim si kërcënim ndaj shteti serb.

“Kjo situatë tregon pse manastiri i Deçanit është në listën e objekteve të rrezikuara”, tha Gjuriq.

Kurse Ministria e Kulturës në Serbi tha se po i përcjellë me shqetësim zhvillimet në këtë zonë, dhe kërkoi që punimet të ndalen menjëherë.

“Ne kërkojmë që punimet në atë zonë të ndalohen pasi është objekt që mbrohet nga UNESCO, dhe faktorët ndërkombëtarë duhet të parandalojnë këto veprime”, thuhej në njoftim.

Kurse nëpërmjet një komunikate reagoi edhe komuna e Deçanit e cila i cilësoi si të papranueshme pretendimet e serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat