Maxharraj: Rishikimi i kufirit me Malin e Zi “n’bisht t’sorrës”, i mjeri Ramush!

Aktuale

Maxharraj: Rishikimi i kufirit me Malin e Zi “n’bisht t’sorrës”, i mjeri Ramush!

Nga: I.J Më: 27 maj 2018 Në ora: 00:55
Ramush Haradinaj

Opinionisti Prof. Dr. Binak Maxharraj, ka komentuar një intervistë të Shepjtim Bulliqit dhënë për “Bota sot”.

Duke ju drejtuar Bulliqit, Maxharraj thotë se puna e rishikimit të demarkacionit e ka pas.

Sipas Maxharrajt, Ramushi me dorën e vetë ia fali Kullën dhe Çakorrin Malit të Zi.

Ja shkrimi i plotë i Prof. Dr. Binak Maxharraj

Shpejtim Bulliqi qenka prononcua për "Bota Sot" për mundësin e rishikimit të vijës kufitare më Malin e Zi.

Miku im Shpejtim nga ana jonë është një shprehje pak si banale kur thonë: "futja predhë kësaj punë". Kjo punë e ka pas. Vetë Ramushi me dorën e vetë ia fali Kullën dhe Çakorrin Malit të Zi. E "bleu" Thaqi shumë lirë për një post të mjerë prej Kryeministri

Kam luftuar më plotë sinqeritetin tim që Çakorri dhe Kulla të janë të tonat sepse më shekuj ishin të tonat. Kam publikuar mbi 20 shkrime për këtë si njeri i asaj anë. Ramushi, mundët nga Gramaqeli me shiku Çakorrin vetëm me dylbi, ose të kaloj andej vetëm më pasaportë.

I mjeri Ramush, është ba më lartë Vasileva. I gjori dhe tru rrafshi Ramush ia futi vetës bile edhe keq. Ai tre vjet luftoi për një kauzë kombëtare sepse kishte të drejtë, por Thaqi ia qiti kërpeshin dhe e futi në vathë e vetë. Tashti po luan më të, së shpejti edhe do të ia futë shkelem ta heqë nga Kryeministri. Kjo do ti hakmerret edhe në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat