Haziri – pozitës: Uluni e shkruani detyrat

Aktuale

Haziri – pozitës: Uluni e shkruani detyrat

Nga: A.M. Më: 26 maj 2018 Në ora: 20:43
Lutfi Haziri

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas deklaratave të pozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Ai përmes një postimi në Facebook  ka shkruar “mos harroni se arroganca politike edhe në ofertën e tavolinës së pajtimit politik për interes të Republikës ka qenë oferta e fundit nga ne”.

Reagim i plotë:

Përkitazi me arrogancën që ‘nëse keni numra rrëzojeni qeverinë’:

Numrat nuk i kishit për ratifikim të marrëveshjes që hap rrugë për liberalizimin e vizave, e as nuk i keni për asnjë proces që pritet të ndodhë në Kosovë.

Mos harroni se arroganca politike edhe në ofertën e tavolinës së pajtimit politik për interes të Republikës ka qenë oferta e fundit nga ne. Uluni e shkruani detyrat që duhet t’i realizojmë bashkë për integrime euroatlantike e liberalizim sepse numrat bëhen shpejtë.

Ne jemi në Tiranë, ku po debatojmë për largimin e kërcënimeve politike që sot Kosovën po e presin ditët në vijim. Nëse doni numrat, jau japim!

#LDKpërRepublikënpanumra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat