Reagon Selmanaj: Janjiq dhe Manastiri s’kanë të drejt ta bllokojnë rrugën Deçan-Plavë

Aktuale

Reagon Selmanaj: Janjiq dhe Manastiri s’kanë të drejt ta bllokojnë rrugën Deçan-Plavë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 20:13
Rasim Selmanaj

Ish kryetari i Deçanit, tash deputet në Kuvendin e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka reaguar pas përpjekjeve mashtruese të Manastirit të Deçanit dhe Kishës serbe për të bllokuar punimet në rrugën magjistrale Deçan – Plavë.

Reagimi i plotë:

Qytetarë të nderuar!

Sot paska reaguar prapë Sava Janjiqi lidhur me rrugën Deçan- Plavë!

Nuk mendoj se bllokimi i zhvillimit të Komunës është interes i Manastirit, përkundrazi!

I ftoj përfaqësuesit e Manastirit që të bashkëpunojnë me Komunën dhe t’i shtyjnë përpara projektet që janë edhe në interes të vetë Manastirit!

Rruga transit e bllokuar në vitin 2007, u zhbllokua në takimin e thirrur nga ambasador francez sipas kërkesës sime!

Atëherë kisha marr premtimin e qeverisë por projekti vazhdonte të mbetej i bllokuar prandaj në ambasadën franceze ishte mbajt takimi me temën; ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë!

Në takim ishin, kryeministri Hashim Thaçi, Samuel Zhbogar, ambasadori amerikan Kristofer Dell, Sava Janjiq, Rasim Selmanaj i shoqëruar nga drejtorët, Ramë Melaj dhe Agron Demukaj!

Nga ky takim u zhbllokua ky projekt dhe para 4 viteve kishte filluar ndërtimi i kësaj rruge ku u asfaltuan dy km e dy të tjera u hapen, por nuk u përkrah nga Qeveria Mustafa!

Tani kur ky projekt e ka përkrahjen e Qeverisë Haradinaj, pengesat janë të papranueshme dhe jo të shëndetshme për Manastirin!

Dëshiroj t’ia rikujtoj z. Sava qe ne kishim një memorandum për asfaltimin e rrugës ekzistuese në gjatësi 2.4 km në zonën e mbrojtur, prandaj vazhdimi i asfaltimit të rrugës ekzistuese është para se gjithash në të mirë të Manastirit! Komuna dhe kryetari Ramosaj kanë të drejtë!

Nga dy rrugë të “ndaluara” kishim dy rrugë që u nisen prandaj ato duhet të vazhdojnë sepse ligji mbi zonën e mbrojtur nuk e ndalon kur ekziston vullneti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat