Reshitaj në Venedik, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Europiane

Aktuale

Reshitaj në Venedik, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Europiane

Më: 26 maj 2018 Në ora: 17:24
Reshita j në Venedik

Pjesëmarrjen e saj në edicionin e 16-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Arkitekturës së Bienales në Venedik, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj e konkretizoi me nënshkrimin e një memorandum bashkëpunimi me Akademinë Kulturore Europiane në Venedik – Itali.

Ky memorandum parasheh bashkëpunim në shkëmbimin e informacioneve mbi projektet dhe iniciativat lokale dhe ndërkombëtare që lidhen me fushat e artit, dizajnit, arkitekturës, edukimit dhe promovimit të talenteve të rinj në industritë krijuese.

Me rastin e nënshkrimit të këtij memorandumi ministrja Reshitaj e vlerësoi si shumë të rëndësishëm pjesëmarrjen e Kosovës në Bienale dhe nënshkrimin e këtij memorandumi duke thënë se ky memorandum do të mundësojë mbajtjen e kurseve dhe marrjen e njohurive të studentëve në këtë akademi elite në Evropë.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbështetur financiarisht ekipin e Kosovës, studentët në pjesëmarrjen dhe prezantimin e veprave të tyre në ekspozitën e Bienales  së Venedikut, ekspozitë kjo me kontribute të përbashkëta të studentëve të arkitekturës, fëmijëve me probleme autizmi, nën logon e bashkëjetesës në mjediset urbane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat