Flet Shpejtim Bulliqi, tregon nëse Haradinaj do ta rishikojë marrëveshjen për demarkacionin

Aktuale

Flet Shpejtim Bulliqi, tregon nëse Haradinaj do ta rishikojë marrëveshjen për demarkacionin

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 26 maj 2018 Në ora: 16:35
Shpejtim Bulliqi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kohë më parë ka premtuar se çështja e demarkacionit do të rishikohet, ndonëse është miratuar në Kuvend. Mirëpo ka kohë që çështja e demarkacionit ka mbetur në gjysëm dhe nuk është diskutuar më.

Mirëpo, se a është duke u marrë me këtë çështje komisioni përkatës, kryetari i Komisionit Shtetëror për Demarkacion, Shpejtim Bulliqi ka folur në një prononcim për “Bota sot”.

“Parimisht nga miratimi i Kuvendit i një marrëveshje koherente të një deklarate që është nënshkruar nga dy krerët e vendit, dhe kjo deklaratë parasheh rishikim të vijave kufitare që janë të paqarta ose janë vijat kufitare që llogariten se janë problematike dhe nuk kanë përkufizim të caktun. Sigurisht që në atë marrëveshje parashihet që të krijohet grupa punuese. Grupin punuese e krijojnë dy qeveritë respektive, do të thotë Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Malit të Zi dhe grupa respektive duhet të ulet dhe të  rishikojë, në veçanti pikën e Kullës dhe pikën e Çakorrit”, thotë Bulliqi për “Bota sot”.

Ai thotë më tutje se komisioni janë në pritje, derisa kryeministri Haradinaj është në kontakt me palën malazeze.

“Ne po presim, kryeministri i vendit është në kontakte me palën malazeze dhe sigurisht që për dialogim qeveritë janë të hapura. Komisioni shtetëror është duke e bërë punën e vet, është duke punuar dhe vazhdon punën e vet në atë drejtim dhe presim që vendimin të marrë kryeministri i vendit, por se çfarë do të jetë kjo grup punuese, a do të ketë karakterin politik apo do ta ketë vetëm karakterin profesional, mbetet me pa në ditët në vijim”, thekson Bulliqi.

Ai thotë se kjo grup punuese duhet të ketë edhe karakterin politik edhe atë profesional, derisa thotë për këtë të fundit se nuk ka asgjë problematike pasi komisioni është i përgatitur në këtë aspekt.

“Unë besoj se do të ishte e rrugës, që kjo grup punuese të ketë karakterin politik dhe profesional, pasi duhet t'i rinegocojnë ato pika dhe është mirë të involvohet edhe segmenti politik edhe profesional. Kur them segmenti profesional nuk ka asgjë problematike sepse komisioni shtetëror është përgatitur në këtë aspekt dhe ka mundësi maksimale që të jetë suport i kësaj grupe punuese dhe po shpresojmë që në momentin kur do të krijohen kushtet do të jemi të gatshëm të merremi më këtë çështje”, vlerëson ai./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat