Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook shkruan se në takimin e 15-të të Europës Juglindore në Tiranë kishte nderin t'i shpreh bindjet për ndërtim të të ardhmes.
Haradinaj thotë se çështjet e hapura nga e kaluara në rajon duhet të mbyllën, në mënyrë që të ndërtohet paqe e qëndrueshme, përcjell “Bota sot”.
Ja postimi i plotë i Haradinajt:
Paqja është në zemrat, në besimin dhe në thelb të njerëzve.
Në Takimin e 15-të të Europës Juglindore në Tiranë pata nderin t'i shpreh bindjet e mia për ndërtim të të ardhmes në paqe.
Çështjet e hapura nga e kaluara në rajon duhet të mbyllën, në mënyrë që të ndërtohet paqe e qëndrueshme, dhe të bashkohemi me familjen e madhe europiane, aty ku edhe përkasim.
Të jemi bashkë, të përkushtuar për fqinjësi të mirë, ta duam njëri-tjetrin, që ta ndërrojmë kursin e narrativës historike të dhunës, që mos të na përsëriten kurrë më tragjeditë e së kaluarës.