Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se gjatë vizitës në Tiranë është takuar me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve Pete Marocco.
Ai thotë se ka njoftuar ndihmës Sekretarin Marocco për progresin e arritur në Kosovë, specifikisht në fushën e sundimit të ligjit, parandalimin e radikalizmit ekstrem, rritjen e qëndrueshme ekonomike prej 4.4% dhe për arritjen e mbajtjes së borxhit publik të ultë.
Haradinaj tutje thotë se ka ftuar zëvendës-Ndihmës Sekretarin Marocco që të vizitojë Kosovën dhe të njoftohet nga afër me punën e bërë Kosovë.
Ja postimi i plotë i Haradinajt:
Gjatë qëndrimit në Tiranë për Takimin e 15-të të Evropës Juglindore, bashkë me Kryeparlamentarin Kadri Veseli, zhvilluam një mëngjes pune me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për çështjen e Parandalimit të Konflikteve z.Pete Marocco.
E njoftova Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Marocco për progresin e arritur në Kosovë, specifikisht në fushën e sundimit të ligjit, parandalimin e radikalizmit ekstrem, rritjen e qëndrueshme ekonomike prej 4.4% dhe për arritjen e mbajtjes së borxhit publik të ultë. Gjithashtu theksova nevojën për aspiratën dhe përkushtimin e Kosovës dhe popullit të saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veriatlantike NATO.
E ftova Zëvendës-Ndihmës Sekretarin Marocco që të vizitojë Kosovën dhe të njoftohet nga afër me punën dhe përpjekjet tona, dhe e falënderova në emër të popullit të Kosovës për ndihmën e çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë në vazhdimësi Kosovës.
Z.Marocco përgëzoi Kosovën për të gjitha arritjet e saja për një dekadë të shtetësisë, dhe siguroi se vëmendja amerikane do të vazhdojë të jetë e fokusuar rreth Ballkanit dhe Kosovës.