Bakija: Nuk kemi arritur të instalojmë qeverisje të mirë

Aktuale

Bakija: Nuk kemi arritur të instalojmë qeverisje të mirë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 22:23
Jetmir Bakija

Jetmir Bakija nga “Demokracia Plus”, ka theksuar se problemet që janë në vend, janë si rezultat i mos instalimit të një qeverisje të mirë në vend.

Ai në emisionin “Përballje”, ka thënë se politikat duhet të jenë të zbatueshme dhe të përshtatshme për rrethanat tona.

“Pa e pasur një qeverisje që është llogaridhënëse, transparente dhe që i pyet njerëzit se çka i nevojitet, nuk mund të ketë rezultate konkrete”, ka shtuar Bakija.

Sipas tij, deri në momentin që politikat nisin prej poshtë lart, dhe jo e kundërta, do të ketë probleme të kësaj natyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat