Xhavit Haliti e ka shpëtuar Bujar Bukoshin, por kënd e kishte shpëtuar Azem Syla gjatë luftës?

Aktuale

Xhavit Haliti e ka shpëtuar Bujar Bukoshin, por kënd e kishte shpëtuar Azem Syla gjatë luftës?

Nga: D.RR Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:28
Xhavit Haliti dhe Azem Syla

Xhavit Haliti tha se ka bërë shumë “luftë” për të mos u vrarë e për të mos u marrë peng Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Kosovës në kohën e luftës.

E lidhur me këtë ka reaguar Gani Geci, i cili përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se Haliti e paska shpëtuar Bujar Bukoshin, e Azem Syla e ka shpëtuar Fahredin Gashin.

Ai shkruan se edhe Fatmir Limaj e ka shpëtuar një person, por nuk ia tregon emrin. Sipas Gecit, këta paskan pasur mundësi edhe të vrasin edhe të shpëtojnë.

“Xhaviti e paska shpëtu Bujarin Bukoshin. Azem Syla e ka shpëtuar Fahredin Gashin. Fatmir Lima e ka shpetuar një person, emrin ia kam lexuar në një letër në media. Pra, këta edhe kanë pasur mundësi me të vra edhe me të shpëtu!”-ka shkruar Geci në Facebook, përcejll "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat