Zëvendësministri Hoti: Mirë që kryeministrit po i intereson angazhimi ynë

Aktuale

Zëvendësministri Hoti: Mirë që kryeministrit po i intereson angazhimi ynë

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:01
Rexhep Hoti

Zëvendës ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka treguar për angazhimet e tij brenda kësaj ministrie.

Ai ka pranuar se ende nuk është përpiluar ligji i qeverisë, në cilin do të specifikohet qartësisht puna e secilit zëvendës ministër, por që sipas tij përkundër kësaj ata po kryejnë punë të madhe.

“Pozita e zëvendës ministrave është në përpilim e sipër, dhe ligji i qeverisë që është në përpilim e sipër do ta definojë qartësisht punën e zëvendës ministrave. Por, që jemi të angazhuar dhe po kryejmë punë”, ka thënë Hoti.

Ai ka treguar se angazhimi i tij në këtë mandat ka të bëjë me avancimin e kulturës dhe librit nëpër vende të ndryshme të botës. Po ashtu si ka thënë Hoti, ai po angazhohet që të marrë pjesë edhe në forume të ndryshme që lidhen me politikat publiko-private.

“Unë jam duke u marrë me avancimin e ështjeve të kulturës, dhe avancimin e jashtëm të saj. Gjatë kësaj kohe jam marrë shumë edhe me e librit dhe me agjentat që ndërlidhen me investimet e ndryshme që lidhen me politikat publiko-private, me të cilat kryeministri nuk mund të marrë pjesë. Mendoj që këto janë shumë të rëndësishme”, ka thënë Hoti.

Për Rexhep Hotin, angazhimi i madh i kryeministrit Haradinaj, për ta parë punën e secilit zëvendës ministër është veprim i mirë i tij.

“Kryeministri Haradinaj e ka marrur shumë seriozisht punën e zëvendësministrave. Kjo është një gjë shumë e mirë. Ai po dëshiron që nga afër ta sheh punën e secilit njeri farë bën dhe cilën punë e përfundon”, ka thënë Hoti.

Në fund zëvendës ministri i Kulturës, Rexhep Hoti ka thënë se është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi dhe po i kryen obligimet që ai po ua jep zëvdësve të tij.

“Jam në kontakte të vazhdueshme me ministrin dhe po i kryej të gjitha obligimet që po i marrë nga ministri”, ka thënë zv.ministri Hoti.

Rexhep Hoti është për herën e dytë në postin e zëvedës ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Qeveria Haradinaj është kritikuar vazhdimisht për numrin e madh të zëvendës ministrave. Shifër e cila deri më tani ka shkuar mbi 80 sosh.

Përkundër kësaj, i pari i qeverisë, është zotuar se të gjithë këta do ta kenë një agjentë të tyre të punës, dhe do raportojnë për secilën obligim që u është dhënë.

81 zëvendës ministrat kanë pasur një raport para kryeministrit Haradinaj për punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat