Zyrtari i Vetëvendosjes: PDK e ka marr 'me qera' Haradinajn

Aktuale

Zyrtari i Vetëvendosjes: PDK e ka marr 'me qera' Haradinajn

Nga: H.O. Më: 25 maj 2018 Në ora: 17:11
Arkiv

Për tryezën e organizuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje me përfaqësuesit e partive politike, ka komentuar edhe zyrtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi. Ai ka shkruar në Facebook se Vetëvendosja e ka dëshmur gatishmërinë e saj për nxjerren e vendit nga kriza dhe ofrimin e një zgjidhje përmes zgjedhjeve.

Rrustemi shkruan se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga PDK, e cila e marr me ‘qera’ Haradinajn.

Postimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! me tryezën e sotme që rezultoi me deklaratën e Subjekteve Politike dëshmoi edhe njëherë gatishmërinë dhe rolin e saj për nxjerrjen e vendit nga kriza institucionale e politike dhe ofrimin e zgjidhjes që përmes zgjedhjeve, Republikës dhe qytetarëve t'u mundësohet një qeverisje me legjitimitet demokratik, zhvillimore për nga programi, të ndershme e shërbyese.

Nuk mund të lejohet që Kosova të mbahet peng nga PDK, pasi që paraprakisht ka marrur Haradinajn me qera. Vendit i duhet një qeverisje e shumicës në radhë të parë, dhe e shumicës shqiptare veçanërisht.

Administrimi nuk mund ta zëvendësojë qeverisjen, aq më tepër një administrim i dobët, e aq më keq me pakicë parlamentare. Ndërsa, ata deputetë nga opozita që mbyllin njërin sy përballë kësaj Qeverie, janë bashkëpërgjegjëse pashmangshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat