Albulena Haxhiu “thumbon” Ilir Deden

Aktuale

Albulena Haxhiu “thumbon” Ilir Deden

Nga: N.A Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:18
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu përmes një postimi në facebook ka komentuar tryezën e sotme e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Haxhiu është shprehur se është habitur nga veprimi I Ilir Dedes ,pasi që në radhën e nënshkrimeve për dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj, Deda e ka ndalur dokumentin e nënshkrimeve.

Deputetja e VV-se ka thënë se Nuk e di ku e gjejnë guximin këta si Deda ta quajnë veten "opozitar" kur as dorëheqjen e kësaj qeverie të delegjitimuar nuk guxojnë ta kërkojnë publikisht

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Ndërkohë që në tryezën e LV filloi nënshkrimi i deklaratës nga disa subjekte politike për dorëheqjen e KM Haradinaj ose që me votëbesim t’a dëshmoj që mund të qeverisë, "opozitari" Ilir Deda e ndaloi beftas dokumentin e nënshkrimeve dhe nuk e la të kalonte te subjektet e radhës. Nuk e di ku e gjejnë guximin këta si Deda ta quajnë veten "opozitar" kur as dorëheqjen e kësaj qeverie të delegjitimuar nuk guxojnë ta kërkojnë publikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat