Pacolli në Venecia: Imazhet e Kosovës po bëhen të njohura për botën

Aktuale

Pacolli në Venecia: Imazhet e Kosovës po bëhen të njohura për botën

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:08
Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli

Kosova është prezantuar për herë të parë me ekspozitën “Urbanizmi i ri dhe bashkëjetesa kulturore në Kosovë”, në Bienalen e Artikekturës në Venecia.

Ministri i Jashtëm Pacolli përderisa e ka vizituar këtë ekspozitë tha se imazhet e Kosovës po bëhen të njohura për botën.

“Imazhet e Kosovës ishin mes projekteve më brilante të studiove të dëshmuara arkitekturore më të madhe të botës, fakulteteve të kësaj lëmie në gjithë globin. Ura e Gjakovës, objektet e tre feve që bashkëjetojnë shpesh në viset tona, shkolla e vjetër shqipe e Prishtinës, u bënë pjes? e vitrinës më të ndritshme të botës në arkitekturë, në ndërtesën e Qendrës Kulturore Europiane, midis Venedikut plot turistë nga gjithë bota.? Kosova po bëhet më e njohur”.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri me 25 Nëntor, 2018, ndërsa pritet të vizitohet nga qindra mijëra turistë nga vende të ndryshme.

Kuratore e ekzpozitës ishte Drejtorja Artistike e Fondacionit “Ibrahimi Kodra”, Maria Pacolli, ndërsa ajo u organizua falë mbështetjes dhe bashkëpunimit nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat