Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit për Gani Bernjashin, babanë që mbyti dje të birin 14-vjeçar në fshatin Karaçevë e Poshtme, në Kamenicë.
Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra ka konfirmuar se për caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata.
“Po është caktu masa e paraburgimit prej 1 muaji”, tha Shkodra.
Media ka raportuar dje për këtë rast makabër dhe arsyet që çoi babanë ta mbytë djalin e tij 14 vjeçar.
Për shkak se i mituri Luan Bernjashi i mori babait rreth 1 mijë euro, ai e rrahu aq keq dhe e la të mbyllur në dhomë, pa asnjë tretman mjekësor.
Luan Bernjashi ndërroi jetë pas 4 orëve, në orët e para së ditës së enjte.