AAK-ja organizon tryezën e radhës të partive politike

Aktuale

AAK-ja organizon tryezën e radhës të partive politike

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:35
Tryeza e VV-se

Pas dy orësh debat, ka përfunduar tryeza e partive politike e thirrur nga Vetëvendosja, në të cilën temë kryesore ishte shkuarja në zgjedhje.

Pasi partitë dhanë vlerësimet për një proces të tillë, kryetari i VV-së, Albin Kurti përmbylli tryezën.

Tryezën e parë e organizoi LDK-ja, të dytën PDK-ja, këtë të sotmen VV-ja, derisa do të vazhdohet edhe me të tjera.

Tani radha i takon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës që t’u bëj ftesë partive për t’u mbledhur në një tryezë të tillë.

Kujtojmë se në tryeza po marrin pjesë të gjitha partitë, përpos Listës Serbe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat