Hoti flet për tryezën e VV-së

Aktuale

Hoti flet për tryezën e VV-së

Nga: A.M. Më: 25 maj 2018 Në ora: 11:43
Avdullah Hoti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka komentuar tryezën e cila po mbahet sot në vend të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ai ka thënë se qëndrimi i LDK-së është i qartë dhe i pa ndryshuar që nga tryeza e parë.

Postimi i plotë në Facebook:

Tryeza e partive politike, e nisur nga LDK, po vazhdon sot.

Qendrimi i LDK-se eshte i qarte dhe i pa ndryshuar qe nga tryeza e pare:

1. Vendi eshte ne krize institucionale. Institucionet nuk po funksionojne. Kuvendi eshte bllokuar nga pa mundesia e qeverise per tu perballur me opoziten. Jane disa senaca qe jane hapur para dy muajsh, por nuk mund te mbyllen ne mungese te kuorumit. Qeveria vazhdon pa asnje agjende shteterore dhe programore ne interes te qytetareve, por vetem ne interes te partive koalicionit.

2. Kriza mund te tejkalohet ne dy menyra. E para, qeveria te formoje shumicen parlamentare, por eshte e qarte se asnje parti opozitare nuk ka gadishmeri per te hyre ne qeveri. E dyta, zgjedhjet e reja. Rruge tjeter nuk ka. Sa me shume qe vazhdon kjo krize, demet jane me te medha per vendin.

3. Duhet te merren dy vendime:

- te caktohet bashkerisht data e zgjedhjeve dhe

- te dakordohemi per agjenden shteterore qe duhet te zbatohet ne nderkohe, ne menyre qe vendi mos te mbetet prapa ne proceset eurointegruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat