Zoran Vukotiq shpallet i pafajshëm për krime lufte në masakrën e Studimes

Aktuale

Zoran Vukotiq shpallet i pafajshëm për krime lufte në masakrën e Studimes

Më: 25 maj 2018 Në ora: 10:28
Pamje nga gjykimi

Gjykata Themelore në Mitrovicë e ka shpallur të pafajshëm serbin Zoran Vukotiq i cili akuzohej për krime lufte kundër popullatës civile në masakrën e Studimes, njofton Klan Kosova.

Vukotiq është akuzuar për pjesëmarrje në këtë masakër si rezervist i Policisë serbe ku janë përfshirë akuza për vrasje, terror, plaçkitje dhe trajtim jonjerëzor.

Në ndërkohë, më 16 maj të këtij viti, po kjo Gjykatë e shpalli të pafajshëm Zoran Vukotiqin për rastin e vrasjes së katër civilëve shqiptarë në Vushtrri në vitin 1999.

Kryetari i Trupit Gjykues kishte deklaruar se nuk është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se Zoran Vukotiq është kryesi i këtyre veprave kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat