Kimete Berisha tregon pse Xhavit Haliti “nuk i ka leju vrasësit e tij me vra Bujar Bukoshin”

Aktuale

Kimete Berisha tregon pse Xhavit Haliti “nuk i ka leju vrasësit e tij me vra Bujar Bukoshin”

Nga: I.J Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:11
Xhavit Haliti dhe Bujar Bukoshi

Opinionistja Kimete Berisha ka komentuar ngjarjet e fundit aktuale në vend.

Berisha ka shkruar se nuk është mirë për familjen Rugova të pranojnë medalje nga Hashim Thaçi, që ua ka fyer Ibrahim Rugovën dhe fyerjen e tij ka bë libër.

Opinionistja ka lavdëruar Anton Qunin i cili sipas saj “ke kah ua plas zemrën, e zgjidhi bishën e lidhur në trupin e Xhavit Halitit, dhe aq shumë i ka nervozuar PDK-në Anton Quni sa as vet s'e merr me mend”.

Duke komentuar bërrylat e Xhavit Halitit ndaj Arben Gashit, Berisha është shprehur se po ti ndodhte asaj diçka e tillë “menjëherë isha shku me i bë analizat dikund në Evropë”.

Nuk mundë të kalonte pa vëmendjen e saj edhe deklarata e fundit e Xhavit Halitit për “shpëtimin” nga vrasja e Bujar Bukoshit.

“Xhaviti para se m'u tranu, ka qenë i kthjellt, ja ka falë jetën Bujar Bukoshit, nuk i ka leju vrasësit e tij me vra Bujar Bukoshin, se i aftë ky, e ka ditë që s'ka masandej kujt m'i ja marrë paret. Pra, ai që ka mundësi m'i ndal njerëzit mos me vra dikënd, ka mundësi edhe m'i shti të njejtit me vra tjetër kënd”, ka shkruar Kimete Berisha ndër të tjera në profilin e saj në Facebook.

Shënimi i plotë i Kimete Berishës në Facebook

Dikujt ia kanë fal jetën, dikujt ia kanë marrë, krejt varet prej disponimit!

1. Është e drejtë e Hashim Thaçit me qenë i keq, por nuk është mirë për familjen Rugova të pranojnë medalje nga një njeri që ua ka fyer Ibrahim Rugovën në pakthim, përgjithmonë, dhe fyerjen e tij ka bë libër.

Jo qysh thotë, Driton Selmanaj, se si Hashim Thaçi s'ka të drejtë të flas për Ibrahim Rugovën, pse s'ka të drejtë, ka të drejtë, qysh nuk ka, gjithkush ka të drejtë të flas për gjithkë, puna është se Dritoni nuk e kritikon familjen e Rugovës që përbishtohet me Thaçin dhe i pranon medaljet nga ai që 'në librin e tij' e quajti Ibrahim Rugovën pijanec e defetist por Dritoni e kritikon Thaçin pse është 'i poshtër'.

Medaljen me zor nuk ua ka dhënë. E keni pranu me buzëqeshje, kaq inat nuk keni, as për ilaç.

Lajm do të ishte sikur që e do 'refuzimi estetik' dhe etik që familja e Ibrahim Rugovës ta injoronin Hashim Thaçin dhe t'ia jepnin një 'silent-tretman' e t'ia kthenin mbrapshtë atë hamam medalje me të cilën Hashim Thaçi e bleu buzëqeshjen e familjes Rugova dhe na tregoi të gjithë neve se edhe vet familja e Rugovës pajtohen se Rugova ishte pijanec serb, se sikur të mos pajtoheshin, ndryshe kish ndodh.

S'kanë trohë vreri, mo Zot më keq, për do basma, makina qepje singer, do tentene e për një biletë PDK-je deri në Kanë çka s'janë gjendje me pranu familja Rugova, dhe nuk ju plas se nuk ju barku, kaq të 'fortë' që janë.

Se është dyfytyrësh dhe manipulant Hashim Thaçi. Dhe pse mos me qenë 'i tillë' me Rugovën kur e merr lejen nga familjarët e Rugovës.

Pra, familja Rugova po e ndihmojnë Hashim Thaçin në rrugën e tij për ta shkatërruar me libra Ibrahim Rugovën, ndërsa për t'ju mbajtur juve afër vetes me teneqe medalje që s'i vyen gjë kujt edhe sërrm me qenë. 
(Lë ti Vjosën që thotë se Rugova do të mbetet në mbamendjen historike të këtij populli. Ky popull historikisht nuk ka pasur mbamendje historike. Këtë e ka dëshmuar edhe Vjosa e cila u 'habit' me Serbinë që e përzuri nga Kuvendi. Pra, edhe Vjosa ka harruar kush është Serbia, se lëre më populli, prandaj, Serbia vazhdimisht kujdeset të na e sjell ndërmend kush është ajo për ne).

Kam dëgju për turli kompleksi e sindromi, por s'më ka ra udha kah ndonjë libër që spjegon nevojën e njeriut me poshtëru babën e vet për së vdekuri.

Hashim Thaçi sot u shpreh i prekur thellë pse një babë e ka vrarë të birin e tij, kurse dje Hashim Thaçi ia fali burgun një vrasësi (familjar i presidentit) që e kishte vrarë vajzën e tij 15-të vjeçare. Qe, çfarë karakteri është ky.

2. Ndryshe mirë e mbarë ia nisi Anton Quni, ke kah ua plas zemrën, e zgjidhi bishën e lidhur në trupin e Xhavit Halitit, dhe aq shumë i ka nervozuar PDK-në Anton Quni sa as vet s'e merr me mend. PDK kanë shkuar deri aty sa e kanë bindur veten se Antoni 'e ka tepru' me mendtë dhe këshillat e Driton Selmanit. S'kanë dasht as me besu që Antoni di të jetë kaq 'armik' i madh i tyre, po e ka shti Dritoni.

3. Xhavit Haliti është inhuman, i pashpirtë, plus kohëve të fundit u çmend, prandaj me më pas ndodh mua me më prek me bërryl çifti i tij, isha tranu. 
Qysh ia 'nguli' bërrylin Arben Gashit, me më pas sulmu mu', vesvese qysh jam, menjëherë isha shku me i bë analizat dikund në Evropë.

Se ai një vurmak e pat që nuk mujti me ndal veten.

Budallicë, qysh e kam
zanat me fantazu unë e lidha menjëherë rastin me helmet e Shekspirit. 
Titania, pasi që i kishin hedh lëngë të luleve në sy ishte dashuruar në mashkullin me fytyrë prapanice, kurse Julieta në hall të vetin, në atë kohë fukarallëku e primitivizmi ka ditur ta falsifikojë vdekjen e saj. 
E babai i Hamletit e hëngër vdekjen në gjumë, pasi ia lëshuan do pika helmi në vesh.

Po nejse, askush ishalla nuk u tranu me shku në shtrat me armikun e as m'u dashuru në fytyrë-bythe si Titania, përveç këtij Pacollit i cili, çka e kish gjet Romeon, e kish puth sot flamurin kombëtar 'zhvallë' si me qenë flamuri farë cope femre, puthja kish qenë aq e zjarrtë sa mundet edhe me shti nën jorgan ky në çfarë gjendje ish.

Nuk puthen simbolet kombëtare e heronjtë në faqe apo mos e bëftë Zoti në gojë. Puthen, po nuk është mirë. 
Jeni çmend, për besë, ju ka tranu dashnia për jetën.

4. Nuk është mirë për mua me sha, sidomos gjatë muajit të Ramazanit, thashë, të agjëroj me mendime, besoni pata vendos mos me leju veten me mendu keq, hiç asnjë mendim, as mos me fol keq për njeri të gjallë. Po, s'po muj. 
Le të digjem në ferr, vllazën, nashtë, që e ka shkru Zoti m'u djegë, le të digjem.

5. Nuk e kam ditë që ekziston gjithë ky njeri i mirë në mesin tonë, bre mashalla ju qoftë.

Gjithë ky njeri i keq, gjithë ky munafik që agjëron, e shitet si njeri i mirë, na mbytën, plasëm.

E shfrytëzojnë rastin m'i shly gjynahet në muajin e Ramazanit. 
Kurrë s'ua kisha shly. O hiç, asnjë.

Na morën n'qafë hoxhallarët që nuk po ju thonë njerëzve, mos u bazoni në haditin, që thotë se kush agjëron hakikat, i shlyhen të gjitha mëkatet. Mosni allaile, mos na fikni. 
Çifti i Xhavit Halitit çohet agjëron dhe i fshinë 8 milionë euro krime ndaj Ahmet Krasniqit.

(Xhaviti para se m'u tranu, ka qenë i kthjellt, ja ka falë jetën Bujar Bukoshit, nuk i ka leju vrasësit e tij me vra Bujar Bukoshin, se i aftë ky, e ka ditë që s'ka masandej kujt m'i ja marrë paret. Pra, ai që ka mundësi m'i ndal njerëzit mos me vra dikënd, ka mundësi edhe m'i shti të njejtit me vra tjetër kënd).

Na keni ftohë, çiftja jem ftohet prej kësaj jete, kur e sheh turli lahperi tuj i fshi mëkatet me agjërim.

Janë do imamë (fansa të mi), që shpesh më shkruajnë mesazhe me respekt, i kisha lutë, le t'u thonë njerëzve shul shqip, se shqiptarët s'marrin vesh ndryshe, që gabimet falen tek pasi ta kryeni dënimin, e jo me agjërim.

Mos ja bëni si kisha ktyneherë që i shlyente mëkatet e njerëzve me pagesë, me pare, si vendimet e Gjykatave të Kosovës e Shqipërisë që shiten e blihen me pare.

Jo, e ke mashtru femrën e re e të varfër, e ke rrejt që ke me marrë për gru, e ke lënë në vuajtje dhe e ke marrë tjetrën, dhe tash me agjërim e fshinë ti mëkatin. O jo, jo. Ke me pagu. 
Qysh ka qenë ai titulli i filmit 'Zoti ta falë, e unë jo'!

Se sikur Zoti të falte të keqen, nuk do të kishte krijuar Ferrin. Leni foret.

As me imam Bukharin s'jam fort në razi pse ka thënë në haditin e tij se 'gjatë muajit Ramazan dyert e Parajsës janë të hapura, dyert e Ferrit janë të mbyllura, ndërsa djajtë janë të lidhur në hekura. S'di pse djajtë zgjidhen nga hekrat për Bajram, por mirë që së paku një muaj s'kanë çka me na bë.

Por ama, askush nuk është në parajsë as në ferr momentalisht (as kurrë kush s'ka qenë atje), zbraztë janë ato hapësira, në daç dyert hapur, në daç mbyllur, sepse askush nuk shkon askund, nuk lëviz kush prej varrit pa u bë kijameti.

Po bini në kundërshtim me vetveten po nejse, s'po hy andej se gjynah me shtru shumë pyetje.

Janë këto mendime që s'më lënë mua me pa ditë, se më mbushin mëkate, të cilat Zoti m'i falë nëse i kërkojë falje, se sipas jush, Zoti atij i qofshim falë, është i flaktë me na pa të penduar. Kaq shumë na do, sa na i falë të gjitha kabahatet.

Por, gjithmonë gjenden mënyra më të lehta për të marrë erë Parajse. Është një hadit shumë i përshtatshëm për mua që thotë se 'Kush ia prishë agjërimin, agjëruesve, duke iu ofruar pije e ushqim, e fiton shpërblimin e njejtë si të atyre që agjërojnë'. Unë i kam ra në fije dhe deri tani disa vetave ua kam prishë agjërimin.

U knaqa. Si po ua shoh sytë e nxirë, fytyrën e verdhë dhe kur po e di që agjëruesi është udhëtar aoo i varfër, po i hy punës...s'po më duhen më shumë se 5 minuta m'i bind se ti zotni je i varfër dhe agjëron prej se ke lindur.

P.S. Ky vend momentalisht i ka të gjitha dyert e ferrit të hapura, dhe të gjitha dyert e drejtësisë të mbyllura. Çka ka djajë janë të zgjidhur dhe na kanë në duar. 
Askush prej tyre nuk na shpëton. Po presim derisa të bëhet kijameti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat