Dukagjin Gorani e Qëndron Kastrati zgjidhen nënkryetarë të PSD’së

Aktuale

Dukagjin Gorani e Qëndron Kastrati zgjidhen nënkryetarë të PSD’së

Më: 24 maj 2018 Në ora: 22:07
Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate

Sot Këshilli Drejtues i Partisë Socialdemokrate zgjodhi kryesinë e re dhe dy nënkryetarë.

Ndërkaq, në pozitën e nënkryetarëve, përveç Aida Dërgutit dhe Visar Ymerit, janë zgjedhur edhe Dukagjin Gorani dhe Qëndron Kastrati.

“Struktura e re e socialdemokratëve, që kombinon dijen teorike, përvojën politike, ekspertizën dhe përvojën qeverisëse, do t’i japë fuqi socialdemokracisë në Kosovë duke e shndërruar Partinë Socialdemokrate në faktor të rëndësishëm politik në vendin tonë”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Po ashtu, PSD ka zgjedhur në mbledhjen e sotme edhe anëtarët e Kryesisë së partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat