Haziri: Kosova është për herë të parë në situatë 'win-win'

Aktuale

Haziri: Kosova është për herë të parë në situatë 'win-win'

Më: 24 maj 2018 Në ora: 21:49
Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për dialogun përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që pritet të fillojë këtë vit.

Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, se Kosova është për herë të parë në situatë “win-win”.

Sipas Hazirit, dialogu po ngutet, për shkak të Serbisë. Ai ka thënë se serbëve po iu ngutet, për shkak të afatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Haziri ka thënë se parimet e dakorduara në Uashington ndërmjet vendeve perëndimore për dialogun Kosovë-Serbi, e kanë rrëzuar strategjinë e vjetër serbe. 

Nëse Kosova argumenton dhe fakton mirë, do të dalë fituese nga dialogu, ka vlerësuar Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat