Xhavit Haliti sqaron incidentin me Arben Gashin

Aktuale

Xhavit Haliti sqaron incidentin me Arben Gashin

Më: 24 maj 2018 Në ora: 19:56
Xhavit Haliti

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për përleshjen fizike në Kuvend me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Haliti, njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nuk ka pasur qëllim ta godasë Gashin.

“Kam marrë në thua, kam rrëshqitur. Nuk e di si më është gjendur ai Arbeni përpara”, është shprehur ai në “Rubikon”.

“Po të kisha pasur qëllim ta godas atë diqysh, ka pasur mundësi tjera, dhe vende tjera”, ka theksuar Haliti.

“Nuk jam aq budalla, sa ta bëj para kamerave, të përleshem me dikë”, ka shtuar ai.

Haliti ka komentuar edhe akuzat e deputetit të LDK’së, Anton Quni, se i ka marrë 8 milionë marka gjatë luftës.

“Nuk është e vërtetë që i kam marrë 8 milion”, ka thënë ai.

“Ky (Quni) nuk është pjesë e bisedimeve, dhe e marrëveshjeve tona. Ka mundur të ketë dëgjuar gjëra të shkëputura”, është shprehur Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat