Pas vdekjes së 14 vjeçarit në Kamenice, reagon presidenti Thaçi

Aktuale

Pas vdekjes së 14 vjeçarit në Kamenice, reagon presidenti Thaçi

Nga: N.A Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:58
?Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi përmes një posti në facebook ka reaguar pas vrasjes se një 14 vjeçari në Kamenice nga prindi I tij.

Thaçi ka shkruar se Dhuna në familje është e pa tolerueshme, në kundërshtim me vlerat që kemi krijuar si shoqëri dhe kundër traditës sonë.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Jam i prekur thellë nga vrasja e të miturit 14 vjeçar nga Karaçeva e Komunës së Kamenicës. Dhuna në familje është e patolerueshme, në kundërshtim me vlerat që kemi krijuar si shoqëri dhe kundër traditës sonë. Familja gjithmonë ka qenë e shenjtë dhe e tillë duhet të mbetet, të kultivohet dhe ruhet nga të gjithë. Ky rast i rëndë, duhet të zgjojë ndërgjegjen e të gjithëve, për të punuar më shumë dhe më vendosmërisht për të parandaluar çdo formë të dhunës në familje. HTH

Një fëmijë i moshës 14 vjeçare ka ndërruar jetë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Karaçevë të komunës së Kamenicës.

Pas hetimeve te para në vendin e ngjarjes nga njësitet e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës dhe Prokurorit të shtetit dyshohet se si pasoj e dhunës fizike – rrahjes të ushtruar nga i dyshuari – prindi i viktimës G. B. Shqiptar shtetas i Kosovës, lindur me 1958, si pasoj e goditjeve me mjete të forta besohet shkop druri, fëmija ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat