Reagon Abelard Tahiri për vdekjen e të riut në Kamenicë

Aktuale

Reagon Abelard Tahiri për vdekjen e të riut në Kamenicë

Nga: D.RR Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:42
Abelard Tahiri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me vdekjen tragjike të 14 vjeçarit në Karaqevë të Kamenicës.

Tahiri ka thënë se ka gjëra për të cilat edhe nëse nuk flet përgjegjësia institucionale flet ana shpirtërore që ndajmë si njerëz, si familjarë dhe si qytetarë.

Postimi i plotë i Tahirit:

Ka gjera për të cilat edhe nëse nuk flet përgjegjësia që bartim, flet ana shpirtërore që ndajmë si njerëz, si familjarë dhe si qytetarë. Rasti tragjik i humbjes së jetës së të riut nga Karaqeva e Kamenicës, është rast që duhet të na nxisë më shumë se kurrë për të fuqizuar komunikimin komunitar dhe institucional, që dhuna në familje dhe në çfarëdo rrethane të marrë fund. Çdo gjë është e kompenzueshme përveç jetës së njeriut. Vetëdija jonë shoqërore kundër dhunës duhet të kalojë në nivel kuptimplotë dhe të arrijë efekte edukuese e parandaluese. Ky është obligim i të gjithë ne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat