Haziri: Kulla e Veselit dhe e Haradinajt mund të rrëzohet në qershor

Aktuale

Haziri: Kulla e Veselit dhe e Haradinajt mund të rrëzohet në qershor

Më: 24 maj 2018 Në ora: 15:32
Lutfi Haziri

Qeveria aktuale vështirë se do t’a kalojë qershorin nëse nuk merret data për vizat dhe nuk arrihet konsensus për dialogun tha nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

“Pa pajtim të brendshëm për dialogun dhe pa marrë datën e liberalizimit Kulla e Veselit dhe e Haradinajt do të rrëzohet”, tha ai.

Problemi për liberalizimin e vizave qëndron brenda Qeverisë dhe substrukturat që nuk shkojnë më larg se Parlamenti dhe Presidenca, tha Haziri.

Ai theksoi se duhet të luftohet korrupsioni për liberalizimin e vizave.

“Kosova e ka rekomandimin pozitiv por kanë qenë dy kushte për liberalizim, Demarkacioni që ka kaluar falë LDK-së dhe rezultatet që duhet të dalin për luftë kundër korrupsionit”, tha ai.

Lutfi Haziri tha se pavarësisht që e kemi rekomandimin, pa e marrë datën e saktë për liberalizm të vizave nuk ka kurrëfarë rezultati

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat