Prokuroria nuk është duke e hetuar Vlora Çitakun

Aktuale

Prokuroria nuk është duke e hetuar Vlora Çitakun

Më: 24 maj 2018 Në ora: 13:53
Vlora Çitaku

Prokurori i Shtetit përmes një komunikate për media reagon lidhur me një shkrim të botuar në mediat vendore, e që ka të bëjë me hetimet për dyshimet mbi keqpërdorim të biletave nga ish-ministrja Vlora Çitaku.

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin e gjerë se ndaj ish-ministres, Vlora Çitaku, nuk ka asnjë lloj hetimi lidhur me këtë çështje.

“Për këtë janë duke u hetuar zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, lidhur me keqpërdorimet e pozitës zyrtare”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat