Lutfi Dervishi dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim, Hajdini me një vit

Aktuale

Lutfi Dervishi dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim, Hajdini me një vit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 13:33
Lutfi Dervishi

(E plotesuar) - Lufti Dervishi është dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim dhe tetë mijë euro gjobë ndërsa Sokol Hajdini është dënuar me 1 vjet burgim në rastin “Medicus”.

Dervishi është shpallur fajtor për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar. Hajdini është shpallur fajtor për akuzën shkaktim i lëndimit të rëndë trupor.

Gjykata ia ka ndaluar Dervishit që të ushtrojë profesionin e urologut për dy vjetët e ardhshme.

Lutfi Dervishi shpallet fajtor për rastin “Medicus”

Gjykata Themelore në Prishtinë, e shpalli fajtor Lutfi Dervishi,  për veprat për të cilat ngarkohej në rastin e njohur si ‘Medicus’.

Pas shpalljes fajtor kanë reaguar familjarët e tij, të cilët policia i ka nxjerr jashtë sallës.

Ky rast ishte kthyer në rigjykim vitin e kaluar.

Lutfi Dervishi që ishte pronar i Klinikës “Medicus” në të cilën nga Prokuroria po pretendohet se u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat