Detaje nga raporti i autopsisë së Art Kurtit

Aktuale

Detaje nga raporti i autopsisë së Art Kurtit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 10:02
Art Kurti

Sipas raportit të autopsisë së Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili të mërkurën i është dorëzuar Prokurorisë Themelore në Gjakovë, gjurmët e barutit janë gjetur në dorën e djathtë të 23-vjeçarit, Art Kurti, anë kjo në të cilën po ashtu është gjetur arma me të cilën dyshohet se është kryer akti.

Prokuroria Themelore në Gjakovë tashmë ka në duart e saj raportin e autopsisë së Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), i cili do të ndihmojë në zbardhjen e motivit të vdekjes së aktorit 23-vjeçar Art Kurtit.

Zyrtarë të këtij Instituti i kanë thënë “Zëri” se ky raport i është dorëzuar Prokurorisë përkatëse pas kthimit të analizave për të cilat ishte në pritje IML-ja.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se menjëherë pas kompletimit të këtij raporti, ai i është dorëzuar Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

“Analizat për Artin janë kthyer dje pasdite dhe raporti është përcjellë për në Prokurori”, ka thënë Gërxhaliu.

Ai nuk ka dashur t’i komentojë detajet e këtij raporti. Në anën tjetër kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ali Selimaj, i ka konfirmuar gazetës së raporti i autopsisë së Kurtit është dorëzuar në këtë Prokurori gjatë ditës së mërkurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat