Parashikimi i motit për 5 ditë

Aktuale

Parashikimi i motit për 5 ditë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Edhe ditëve në vijim temperaturat e ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 10 deri në 13 gradë celsius, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 25 gradë celsius.

Fushat e presionit të ulët që sollën motin jo stabil gjatë ditëve të fundit, gradualisht po zhvendosen nga rajoni ynë në lindje, duke i hapur rrugë fushave anticiklonike nga Afrika veriore që të depërtojnë mbi Mesdhe, që pritet të kushtëzojnë mot më stabil gjatë fundjavës dhe intervale më të gjata me diell.

24.05 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

25.05 - Mot kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.    

26.05-27.05 - Në fundjavë pritet të mbajë mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.

28.05 - Mot kryesisht me diell.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare nga verilindja 3-7m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale me tendenca për rritje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat