Bahtiri i kundërpërgjigjet Ismailit: Po merret me përhapje të "mjegullës" për disa tema të tjera

Aktuale

Bahtiri i kundërpërgjigjet Ismailit: Po merret me përhapje të "mjegullës" për disa tema të tjera

Nga: A.M. Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:02
Agim Bahtiri

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri i është kundërpërgjigjur  ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, ku ky i fundit kishte thënë se janë të shqetësuar për vetën jo për qytetarët.

Në reagimi e kryetarit Bahtiri, thuhet se ministri në asnjë pjesë të deklarimit të tij nuk e demanton politizimin e spitaleve, por që merret me përhapje të "mjegullës" përmes hapjes së disa temave të tjera.

“E lexova një deklarim të ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili nuk është asgjë më shumë se sa vërtetim i shqetësimit tim dhe të kryetarit të Vushtrrisë, z. Xhafer Tahiri, se PDK po tenton t'i politizoj spitalet e Mitrovicës dhe Vushtrrisë.

Pra, ministri Ismaili në asnjë pjesë të deklarimit të tij nuk e demanton politizimin e spitaleve, por që merret me përhapje të "mjegullës" përmes hapjes së disa temave të tjera.

Sa për informimin e qytetarëve, ministri Ismaili në deklarim është dashur të tregoj dhe të vërtetoj reagimin tonë, se kandidatja e vlerësuar me më së shumti pikë në testin me shkrim për spitalin e Mitrovicës është Mimoza Zeqiri, gruaja e Lulzim Zeqirit, këshilltarit të Kadri Veselit dhe kandidatit të PDK-së për asambleist në Kuvendin e Komunës së Mitrovicës. Ai po ashtu ishte drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në qeverisjen komunale të Mitrovicës 2009-2013 të udhëhequr nga PDK. Znj. Mimoza Zeqiri, është juriste dhe nuk ka përvojë në sistemin shëndetësor.

Po ashtu edhe për konkursin e shpallur për drejtor të Spitalit në Vushtrri, kandidati i vlerësuar me më shumti pikë është Sami Istrefi, asambleist i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Vushtrrisë dhe drejtor komunal nga radhët e PDK-së në dy mandatet e kaluara qeverisëse në komunë. Po ashtu, edhe Sami Istrefi është jurist dhe nuk ka përvojë në sistemin shëndetësor.

Se kush po dëshiron politizimin e sistemit shëndetësor, kjo po shihet dhe nuk do koment më shumë.

Edhe sot, sikurse dje, i bëjë thirrje kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, presidentit dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës, që t'i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për anulimin e këtyre dy konkurseve të montuara nga PDK-ja përmes ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë. Në të kundërtën, Mitrovica do të reagoj ashpër.

Se a jam unë në shërbim të komunës dhe zbatimit të ligjit, këtë e kanë treguar qytetarët më së miri në vitin 2013 dhe e kanë vërtetuar edhe në vitin 2017.

Prandaj, edhe njëherë ju bëjë thirrje që t'i largoni duart nga politizimi i sistemit shëndetësor, duke iu dhënë mundësi njerëzve profesionistë që ta udhëheqin shëndetësinë e jo atyre që nuk dinë çka është një injeksion apo barnë”, thuhet në reagimin e Bahtirit për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat