Haradinaj takohet me Papa Françeskun

Aktuale

Haradinaj takohet me Papa Françeskun

Nga: N.A Më: 23 maj 2018 Në ora: 17:08
Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Papa Franceskun

Kryeministri I Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një statusi në facebook ka njoftuar se është takuar me kreun e Vatikanit, Papa Franceskun, në Selinë e Shenjte

Haradinaj ka theksuar se Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes. Rruga jonë euro-atlantike fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:

Takim në katër sy me Shenjtërinë e Tij, Papa Françesku, në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Të nderuem me pritjen e të bekuem me fjalët e Atit të Shenjtë.

Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes. Rruga jonë euro-atlantike fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin.

Shenjtërisë së tij, Papa Françeskut i shpreha përkushtimin e popullit tonë, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajmë e kultivojmë, në frymën e për të mirën përbashkët.

Kosova është mirënjohëse, që në Selinë e Shenjtë i ka gjetur gjithmonë dyert e hapura.

Bekimi i Papa Françeskut është një nxitje e mëtejshme për udhën që ndjek Kosova me popullin e saj, udhën e qytetërimit evropian!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat